Rozë

Ia möri jetën sëmundja e ligë/ Rrëqeth burri i Hueyda El Saied: Do festonim 1 vjetorin e martesës sot

Thierry, partneri i Hueyda El Saied ka kujtuar të ndjerën me rastin e përvjetorit të martesës. Në profilin e balerinës, Thierry ka publikuar një kolazh me foto me momentet më të mira nga ceremonia martesore krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.

Balerina e famshme ndërroi jetë me 23 Nëntor pas një beteje me kancerin e gjirit. Pas humbjes së saj, Thierry u shpreh se ndihej i lumtur që Hueyda i kishte dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.

Lajmi për artisten Huyeda El Said, e cila u nda nga jeta pas semundjes se rende i ka tronditur të gjithë. Personazhe të njohur kanë reaguar pas lajmit të hidhur e një prej tyre është edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ka prekur me dedikimin e tij.

Konomi ka ndarë një foto me Huyeda dhe krahas saj ka shkruar se bashkë do të takohen në qiell për të kujtuar se sa bukur kanë kaluar së bashku.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënfe plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”, shkruan Konomi.

Magic: Hueyda El Saied gets married, wedding photos and details come out

MË TË LEXUARAT

To Top