Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ishte në familjen Bregu në Lezhë, ku u njoh me historinë e dhimbshme të Angjelina Bregaj.
Shtëpia e saj u kategorizua si e pabanueshme dhe prej 9 muajsh ajo kujdeset për bashkëshortin e saj me e pilepsi dhe vajzën me sindromën Down në një kontenier, i cili sa herë bie shi e fut gjithë ujin brenda. Banesa e saj dhe dy familjeve të tjera që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, është klasifikuar e pabanueshme që duhet shembur e rindërtuar, por deri tani kanë shkuar 5-6 komisione por asnjë zgjidhje s’ka marrë.
Angjelina Bregaj: Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlerësuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë, veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardhë këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epi lepsisë, kam vajzën me sindromën Down, jam vetë me migrenë e me spontia trozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadha. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner). Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontejnerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.