Moszgjedhja e Dgazit nga Donaldi në momentin e zinxhirit të shpëtimit është bërë teme bisede mbrëmë pas spektaklit në shtëpinë e BBV.
Kujtojmë se pas largimit të Xheisarës, pati edhe një eleminim tjetër, hera e parë në këtë sezon që ndodhin dy largime brenda natës.
Ai që la shtëpinë ishte Dagzi, pasi doli në televotim me të dashurën e tij Einxhel, por publiku (domethenë vetë produksioni i BBV) vendosi që të mbante ende Einxhel brenda shtëpisë.
Ajo që ra sy, ishte fakti që askush nuk zgjodhi ta shpëtonte Dagzin, edhe pse të gjithë i thoshin që “të dua shumë”.
Ajo që ra më shumë në sy ishte veprimi i Donaldit, i cili shpëtoi Tanin dhe jo Dagzin. Këtë gjë e ka shfrytëzuar direkt Iliri, për të sulmuar rivalin e tij kryesor.
Duke biseduar me Arbërin, ndër të tjera, Iliri kujtoi shoqërinë e tij me Sabianin i cili tha se nuk do e bënte një gjë të tillë ndaj tij. “Thirreshin vëllezër”, shton Iliri.