Menaxhimi në 2 spitalet COVID në vend mbetet tepër shqetësuese. Familjarë të pacientëve vazhdojnë ende të rrinë në dyert e spitaleve për të marrë ndonjë informacion për të afërmit e tyre që po kurohen për COVID-19.
Një familjar i një prej pacientëve të shtruar në spitalin COVID- tregoi rrëfen për ABC Neës se babai i tij ndodhet prej ditësh te Sanatoriumi.
Ai shprehet i shqetësuar se ka mungesë informacioni, ndërsa shton se nuk do të largohet nga spitali deri sa të marrë një informacion për gjendjen e tij.
“Babai im është 85 vjeç, përveç dyshimeve me COVID-19, ka probleme me zemrën. Nuk di asgjë, nuk ka asnjë mjek. Duhet të jetë dikush, 24 orë të na informojë. Nuk kam ku të gjej baba tjetër. Një prej mjekëve u largua, kishte frikë nga kamerat. Unë jam student, në vend që të merrem me shkollën, tani duhet të qëndroj këtu. Sot do të qëndroj këtu deri sa të marr informacion nuk do të largohem”, tregon ai.