Rozë

Ia tregoi Kiarës, Luizi rrëqeth: Vuaj nga një sëmundje e rrallë e kam në gjithë trupin, ndaj u futa këtu më duhen para

Luiz Ejlli, banori i Big Brother Vip Albania, ka deklaruar në një diskutim me Kiarën se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Ai ka pranuar se e ka marrë vesh për të tre muaj para se të futej në shtëpi dhe nuk ia ka thënë këtë gjë produksionit para se të futej, sepse i duheshin paratë për kurim, pasi është shumë i kushtueshëm.

Luizi tregon se janë vetëm 11 klinika në të gjithë botën që e trajtojnë atë sëmundje dhe ai ka rezervuar të shkojë për kurin në muajin gusht në Bergamo.

“E kam në gjithë trupin dhe më ka dalë tre muaj para se të vija këtu. Bëra një checkup dhe më doli e në gusht kam për të ik në Bergamo. Nuk e kisha thënë para se të hyja këtu dhe prandaj u futa se më duhen ato. Është e kushtueshme. Ata thonë është e rrallë dhe 11 klinika janë në botë që e bëjnë”, tha ndër të tjera Luizi.

MË TË LEXUARAT

To Top