Përbërësit: 250 g miell, 2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash, 1/2 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji vanilje, 1/2 lugë çaji karafil pluhur, lëkurë portokalli, 1 gotë e gjysmë me sheqer, 1/2 gotë uji qumësht, 1/2 gota lëng portokalli të freskët, 3 vezë ambienti, gjalpë i shkrirë, vaj dhe bajame të pjekura.
Përgatitja: Parangrohni furrën në 180 C. Si fillim rrahim gjalpin, vajin, sheqerin, dhe vezët për disa minuta. Në një tas bashkojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, karafilin pluhur dhe kripën. Pasi sheqeri dhe veza janë rrahur me gjalpin dhe vajin, shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit dhe qumështin. Përziejmë për 1 min dhe më pas shtojmë tasin me përbërësit e thatë ku i përziejmë mirë përsëri për 2 min.
Ndërkohë në një tigan pjekim bajamet për 10 min dhe më pas i coptojmë me thikë. I pudrosim pak me miell dhe i hedhim tek brumi i kekut. Masën e hedhim tek forma e kekut të lyer më par me gjalpë. E vendosim në pjekje për rreth 40-45 min. Në fund pasi është ftohur, mund ta pudrosni nga sipër me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!