Valbona Mema u largua papritur nga Big Brother VIP Albania. Pas largimit këngëtarja tha se e mori këtë vendim pasi motra e saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi ktu. Familja është më e rëndësishme se një loje. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju”, ishte mesazhi i saj postuar krahas një video.
Por nuk zgjati shumë dhe Valbona e fshiu mesazhin nga faqja e saj, veprim ky që ngriti shumë pikëpyetje mbi arsyet që e kanë shtyrë artisten ta bënte një gjë të tillë.
Një arsye mund të jetë për komentet negative që po mbizotërojnë në të gjitha adresat e Instagramit të banorëve të Big Brother. Por arsyen e vërtetë e di vetëm Valbona.
Gjithsesi ditët në vijim pritet një reagim i plotë dhe i detajuar i Valbonës ose me shumë mundësi do ta bëjë këtë në prime-n e të shtunës.