Lajme

Iku në Amerikë pa ditur as gjuhën/ Kjo është shqiptarja që ka hapur një kompani të madhe: Krenari!

Orieta Kristo emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara në moshën 14-vjeçare, pa ditur pothuajse fare anglisht.

Orieta Kristo, a business woman who made the American dream come true -  Oculus News

Sot ajo është drejtuese ekzekutive e një kompanie të suksesshme sigurimesh që e themeloi para 5 vitesh, “Horizon Insurance”. Kristo është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Kristo foli për karrierën e saj, balancimin me jetën personale dhe përkushtimin ndaj komunitetit shqiptaroamerikan në qytetin e saj dhe në shtetin e Masaçusetsit.

Për Orieta Kriston, vendimi për të hapur një biznes të vetin nuk ishte i lehtë. Ajo kishte një karrierë të stabilizuar, në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve “Liberty Mutual”.

“Në qoë se intuita më thotë që kjo është gjë e mirë, kjo është gjë e drejtë dhe që do ia dalësh mbanë, unë futem me kokë, le të themi. Dhe më pëlqeu shumë ideja që mund të bëja diçka timen, që të krijoja një lloj kulture, ose njerëz që do më rrethonin, të jenë njerëz si puna ime, pozitivë, duan që të ndihmojnë
komunitetin shqiptar”,u shpreh Kristo.

40 Under Forty 2019: Orieta Kristo | Worcester Business Journal

MË TË LEXUARAT

To Top