Lajmi i trishtë për ndarjen e papritur nga jeta e artistit shqiptar, Kujtim Prodanit në moshën 57-vjeçare, ka prekur së tepërmi artistët.
Këngëtarja shqiptare, Myfarete Laze, mes lotësh në një komunikim me News24, tha se nuk e besonte dot humbjen e kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.
Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.
“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dh ëmbi shumë ky lajm…”,- thotë ajo mes lotësh.