Mbrëmjen e djeshme Getinjo u largua nga Big Brother VIP Kosova me vullnetin e tij të plotë. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga banorët, të cilët shpërthyen në lot.
Pad daljes nga shtëpia, reperi ka bërë një postim ku falenderon të gjithë për mesazhet dhe shkruan se tani mësoi lajmin e kobshëm të ndarjes nga jeta të dajës, lajm i cili e ka mërzitur shumë.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira njerëz të dashur! Këto ditë lajmërohem dhe bisedoj me ju krejt! Më paska v dek daja (vëllai i nanës) se isha brenda dhe e mora vesh sot në mëngjes! Ka qenë daja im i vogël dhe e kam pas edhe shok! U mërzita tepër, Zoti e mëshiroftë!”, shkruan Getinjo.