Pjesëmarrja e Anita Haradinaj në Dance Albania ka surprizuar ndjekësit e saj të cilët janë mësuar ta ndjekin në një tjetër profil. Atë të gazetares dhe gjthhashtu e prezantuar shpeshherë si partnerja e ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Së fundmi e ftuar në një intervistë për “Prive” ajo zbuloi për herë të parë “kushtin” që i kishte vendosur Vera Grabockës për të qenë pjesë e programit të kërcimit.
Ndër të tjera gazetarja u shpreh se i kishte kërkuar regjisores të ruante reputacionin që kishte krijuar përgjatë gjithë këtyre viteve.
“Dëgjo Verë, unë kam 23 vite që e kam ndërtuar këtë profil, këtë karrierë në televizion dhe ti televizionin e njeh. Televizioni i ka dy anë, ose të rrëzon ose të ngre lartë. Me gjithë bagazhin që unë kam, emrin tim si Anitë po ta lejë ty në dorë dhe merre ti përgjegjësinë. Ti ose do të më rrëzosh ose do çosh. Edhe mendoj se ka qenë çdo gjë shumë korrekte. Jam e kënaqur me gjithë realizimin e gjësë dhe ruajtjen e kësaj figurës që kam,”-shtoi Anita Haradinaj.