Antonela është konkurrentja më e re e emisionit të dashurisë, e cila ka ndezur debate të pafundme, e madje ka ardhur me një deklaratë shumë të fortë: është në Përputhen për Mevlanin!
Për të mos mjaftuar debatet mes konkurrentëve, Antonela është përfshirë edhe në një debat me opinionistin Arjan Konomi. Arjan Konomi: E kuptoj që ke ardhur e karikuar, por prit se tre herë të kam folur dhe s’më ke dëgjuar. O Antonela po flas unë moj, e ke tipike, e ke me të gjithë, apo po tu ngrit mendja se u pranove që erdhe këtu.
Antonela: Jo jam shumë vajzë e thjeshtë, nuk ju pëlqej njerëzve në impaktin e parë, por do mësohesh të më pëlqesh dhe mua. Arjan Konomi: Mevlani të dhimbset, ke qef të të bëjë një album apo e ke pëlqyer si djalë në ekran
Antonela: Më ka pëlqyer si djalë. Arjan Konomi: Nuk dua më të të dëgjoj
Antonela: Më pëlqen si djalë, ishte një shaka ajo që thash për Mevlanin, ishte një kunjë. Arjan Konomi: Po merresh kaq shumë me Melisën dhe Ledjanën sa duket sikur ke ardhur per to. Antonela: Më pëlqejnë meshkujt jo femrat. Kam thënë 3 emra dje, sot pata rastin të njoh edhe të tjerë.