Egzona Islami, 26 vjeçae nga Skenderaj është shpallur e zh du kur tash e disa ditë. Për gjetjen e saj janë angazhuar disa grupe vullnetarësh, mirëpo pa sukses.
E i shqetësuar me rastin është shprehur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nesër vullnetarë të tjerë kanë organizuar kë rkim masiv për gjetjen e saj.
Ai ka apeluar tek qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij kërkimi. Postimi i plotë:
Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhd ukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islami.
Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi.
Njëkohësisht bëjë apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zh duk jen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente.