Një javë më parë, ish-konkurrentja e spektaklit Love Story në TV Klan, Enxhëll Lengo, ndërpreu ceremoninë e trëndafilave me një videomesazh ku i kërkonte Saimirit të rikthehej.
Ajo theksoi se ishte e dominuar nga emocionet dhe ndaj e mori atë vendim dy javë më parë, për t’u tërhequr. Ndërkohë, Saimiri u shpreh se do ta mendonte dhe përgjigjen do ta jepte pikërisht sonte.
Saimiri deklaroi se e respekton Enxhëllin dhe fjalët e bukura që ajo i tha, por ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me vajzat e tjera. Ai gjithashtu theksoi se për dashurinë duhet luf tuar.
“Në fakt ishte një moment emocionues sepse nuk e prisja fare, m’u deshën disa ditë të mendohem, por mendoj se për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo t’i kthesh kurrizin. E falenderoj Enxhëllin si njeri, por kam dëshirë që të vazhdoj me vajzat që kam këtu”, deklaroi Saimiri.