I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brahimi. Tani e ndërpreu eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pak javë më parë, pasi nuk e gjeti mjaftueshëm veten. Ai na ka treguar më shumë lidhur me eksperiencën e tij dhe jo vetëm.
Si e ke pritur reagimin e publikut pas daljes nga shtëpia? Nuk e prisja që do kishte këtë reagim. Vetëm intervista kam pasur këto kohë, pas kësaj interviste do mbyll telefonin. (qesh) Nuk pata mundësi javën e kaluar as të isha në “Portokalli”. Më thonin njerëzit që sa shpejt t’u rrit mendja.
Si e sheh lojën e banorëve nga jashtë tani që nuk je më pjesë e shtëpisë? Jam formatuar komplet. Ia kam ndier lezetin shtëpisë kur isha aty brenda, por tani kam nevojë vetëm të qetësohem pak.
Pse nuk arrite ta gjeje veten brenda në shtëpi? Unë kisha ngatërruar derën. Kisha hyrë për tjetër gjë. E pashë si funksiononte aty. Duhej të krijoje debate krejt nga hiçi. Sa bëja t’i largohesha debateve, më thërrisnin në dhomë të rrëfimit: “çfarë mendon për këtë debat?” (qesh)
Si e sheh lojën e Luizit? Nuk dua të flas shumë për Luizin sepse po flasin shumë persona për të. Nuk ka nevojë për ta komentuar, shihet edhe nga televizori. Edhe njerëzit që nuk e kanë pëlqyer tani po flasin mirë për të, për të përfituar.
Jam habitur kur kam parë banorë që kanë dalë jashtë dhe kanë thënë ‘jemi me Luizin’. Unë nga jashtë hyra, e dija opinionin e publikut. Por nuk kam reaguar shumë për të mos menduar që e kisha për përfitim.