Rozë

Ilir Shaqiri do kthehet të jetojë në Shqipëri/ Edhe Arbana Osmani u habit kur gruaja e tij foli shqip

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka marrë surprizën e radhës. Këtë herë ka qenë gruaja e tij italiane e cila i ka folur në gjuhën shqipe duke thënë se do të jetë gjithmonë me të, kudo që ai të shkojë.

Iliri shpjegoi se Emanuela gjithmonë ka pasur dëshirë për të folur shqip, por ai bënte shaka me dialektin e saj e për këtë arsye ajo ka refuzuar të mësoj më tej.lirIliri u përlot nga kjo surprizë. Ai tha se e di çfarë gruaje ka dhe e di se ajo do e ndiqte kudo që ai do të donte. Ndërsa bëri të ditur se ka vendosur që tani e tutje do të qëndrojë në Tiranë dhe jo në Itali.

“Do të rikthehem në vendin më të bukur të botës, në Tiranë. Sigurisht e mendoj rikthimin. Emili do të ketë shokun e saj, do të ketë karrierën e saj dhe sigurisht unë dhe Emanuela do të kthehemi në Tiranë. Kështu që gjëja dhe surpriza më e bukur e fjalimit të saj ishte ajo që shqiptonte, që është shqipja”, tha Iliri.

MË TË LEXUARAT

To Top