Rozë

Ilir Shaqiri flet hapur fare: Unë dhe Emanuela duam të kemi një fëmijë tjetër, një djalë

Balerini Ilir Shaqiri ishte i ftuar në programin “Rudina”, ku ndër të tjera u ndal dhe te jeta e tij personale.
Ai tha se tashmë pas dasmës me Emanuelën, dyshja dëshirojnë shumë që të bëhen përsëri prindër. Kësaj here, ata dëshirojnë një djalë.

Ilir Shaqiri e thotë troç: Kësaj banoreje i trembem - Gossip

“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq,” – tha Iliri teksa qeshte.
Më pas ai tha: “Të trashëgohemi me një djalë.”

Jo vetëm kaq por ai sqaroi edhe prishjen e miqësisë me Tan Bramën, pasi ky i fundit tha se Iliri e merrte në telefon vetëm për interes.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’.

Njerëzit më hidheshin në makinë”/ Ilir Shaqiri tregon çfarë ka përjetuar në  Itali, zbulon edhe mesazhin e koduar që kishte marrë nga Arbana Osmani kur  ishte brenda shtëpisë së 'Big Brother VIP' -

MË TË LEXUARAT

To Top