Iliri dhe Sabiani janë bërë miq të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother Vip.
Teksa bisedonte me Arjolën, Ilir është përlotur për Sabianin, pasi ai doli ndër 5 më pak të preferuarit në puntatën e kaluar të spektaklit. “Atë dalja e çliron nga kjo gjë, por ana, kur i thuhet që je ndër 5 më pak të preferuarit e publikut, kjo të dhemb.
Artistin e komplet, sepse artist që ka pushtuar Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Anglinë.
Thotë po unë ça paskam bërë deri tani, për kë paskam kënduar? Se unë vishem me rrobat e Sabit në këtë moment, se e kam vëlla, e kam shok, e ndiej”, tha Iliri.
Pas kësaj ai është përlotur, duke treguar në këtë mënyrë se e konsideron shumë shok Sabianin, po ashtu edhe Arjola është shfaqur e përlotur. Kujtojmë që kur Sabiani u eliminua, Iliri kërkoi që të dilte edhe ai, megjithatë Sabianit i ra bileta vajtje-ardhje dhe u kthye sërish në shtëpinë e Big Brother Vip.
“Unë habitem, si njerëzit pretendojnë diçka që nuk kanë dhënë kurrë Brenda këtyre 60 e ca ditëve, habitem, pse bëra këtë, pse nuk bëra atë, pse nuk zgjodhe atë, po zgjodhe këtë, pse mendon për atë dhe jo për këtë”, tha Iiri më tej.