Rozë

Iliri dhe Donaldi kapen sërish keq, flasin me fjalë të ulëta: Ti shfrytëzon Arjolën, për…

Mbrëmjen e sotme në spektaklin e “Big Brother VIP” u diskutua rreth zgjedhjes së bërë nga Donaldi dhe Iliri gjatë zinxhirit të së premtes. Veprimi që ndezi debatet është ai i Donaldit që shpëtoi Arjolën dhe çoi në nominim Antonelën përballë Dagz. Donaldi tha se shpëtoi Arjolën pasi do ndihej në faj nëse aktorja do dilte për shkak të tij.

“Të gjithë e dinë situatën time me Arjolën dhe më ka mbetur qejfi për shumë gjëra. Nëse ai televotim do ishte për të nxjerrë dikë dhe do dilte Arjola do ndihesha në faj. E vendos veten në vend të saj dhe mendoj djalin e saj. Nuk do doja kurrë që dikush të debatonte me mamanë time me tone të larta. Por, më erdhi keq dhe për Antonelën sepse ka energji të mirë kur flas dhe bëjmë shaka. Dua ta mbaj brenda shtëpisë dhe u ndjeva keq që e çova në televotim. Por, nuk do doja kurrë që Arjola të largohej për fajin tim.”- tha Donaldi.

Nga ana tjetër, Arjola tha se ka patur disa dyshime për shkak të raportit të tyre.

“Po flisja me Antonelën dhe e dija që do me zgjidhte sepse hezitoj. Dhe thash se ndoshta e ka përllogaritur lojën. Ishte edhe kjo një hipotezë. Debati mes Donaldit dhe Trixës ishte pak më i acaruar se i imi me Ilirin.”-tha Arjola.

Në debat mori pjesë edhe Iliri, i cili tha se Donaldi shfrytëzoj situatën dhe doli si i mirë me Arjolën.

Iliri: “Mendoj që mund të ketë dashur t’i lëjë Dagz Antonelës dhe Arjolës. Sepse me Antonelën kishte më shumë mundësi të rrinte në shtëpi Dagz. Nuk mendoj se e bëre me zemër. Ti njëherë e nominove dhe më pas e shpëtove.”

Donaldi: “Ti flet pa argumenta dhe po e mbron prapë Arjolën. Mua më vinte keq për Arjolën. Unë e nominova sepse doja të njihja Arjolën. Unë nuk kam asgjë me Arjolën dhe dua t’i sheshoj gjërat. The se Donaldi zgjodhi Antonelën se do shpetonte Dagz kur Antonela është më e fortë se Arjola.”

Iliri: “Atëherë ty nuk të interesonte Dagz?”

Donaldi: “Dagz donte të dilte.”

Iliri: “Atëherë shfrytëzove këtë gjë duke shpëtuar Arjolën? Bëre të mirin me Arjolën.”

Donaldi: “Aspak. Unë e dija se përball Arjolës, do dilte Arjola, kurse përball Antonelës do dilte Dagz.”

MË TË LEXUARAT

To Top