E eliminuara e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother” ishte Arjola. Largimi i saj u prit me shumë lot dhe emocione nga banorët, të cilët ishin lidhur shumë me aktoren. Ndërsa vetë Arjola u shpreh se ndihet shumë e lumtur.
“E dija, kam gjithë këto ditë që jua them. Unë Big Brotherin tim e kam fituar, kam gjetur miq dhe njerëz të mrekullueshëm, jam shumë e lumtur që ju kam njohur”, tha Arjola.
Aktorja mori surprizë sot një apartament të dhuruar nga Top Channel. Përpara eliminimit Monika dhe Iliri u vunë përballë një sfide të vështirë, të vinin bast se kush banor do eliminohej sot dhe nëse e gjenin çmimi i madh do të rritej.
Monika dhe Iliri arritën ta gjenin që e eliminuara do të ishte Arjola dhe çmimit të madh iu shtuan 15 mijë euro.