Rozë

Iliri dhe Monika po ziheshin, Arjola u kthehet keq: Po boll o boll se ma plasët shpirtin, boll!

Aktorja Arjola Demiri duket se prej ditësh është mes dy zjarreve.Dy miqtë e saj brenda shtëpisë, Iliri dhe Monika, janë ftohur me njëri-tjetrin për shkak të debateve të fundit.

U bëmë horë", Arjola Demiri dhe Monika qeshin me ironinë e bërë me bananet  gjatë spektaklit në BBV - Telegrafi

Kjo situatë duket se e ka vendosur Arjolën në siklet dhe vështirësi teksa përpiqet të ruajë raportet e shëndetshme me të dy. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer as Ilirit dhe Monikës pasi nuk janë kursyer dhe me ironitë drejtuar këtij trekëndëshi.

“Më plasët shpirtin, më plasët. Nuk mundem më”, – bërtiti Arjola, ndërsa shtoi se do të dontë të mos kishte të bënte me asnjërin prej tyre.

Ndërkohë, të martën Fifi u rikthye sërish në “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën me të cilën ka një lidhje të ngushtë. Ajo u takua me gjithë banorët por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar. Mirëpo, gjithë kjo Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin. Më tej, Arjola tha se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Monika dhe Arjola bëjnë vallëzim provokues brenda vaskës, derisa shijojnë  në maksimum suitën

MË TË LEXUARAT

To Top