Rozë

Iliri nuk lë gjë pa thënë për Donaldin: Nga dashuria të hipin njerëzit në qafë

Prova e javës në “Big Brother VIP” është përpjekja për të mbajtur një zjarr ndezur në oborr. Për këtë banorët u ndanë në grupe dhe Iliri me Arjolën janë bashkë.

Ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin për situatat në shtëpi, sigurisht duke përmendur banorët e tjerë.

Balerini i njohur në një moment po fliste për shakatë e tij, por nuk i la pas ironitë ndaj Donaldit, i cili ka kohë që në formë shakaje tremb apo lidh banorët e tjerë në shtëpi.

Diskutimi nisi nga një bisedë për Monikën, ku Iliri tha se e ka me shaka kur e pyet për lojërat me Donaldin.

“Hë po loz ë? Kënaqu, kënaqu! Këto janë shakatë e Ilirit, sepse unë nuk lidh njerëz, as nuk tremb ose tremb njerëz, po çdo njeri ka mënyrën e vet për t’i treguar një tjetri dashurinë e vet. Po pres “Prime-n” nesër dhe do kuptojë shumë gjëra, prandaj thashë aty te shezllonat që shpresoj se nga dashuria e tepërt njerëzit mos të hypin kala në qafë”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top