Prova e javës në “Big Brother VIP” është përpjekja për të mbajtur një zjarr ndezur në oborr.
Për këtë banorët u ndanë në grupe dhe Iliri me Arjolën janë bashkë. Ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin për situatat në shtëpi, sigurisht duke përmendur banorët e tjerë.
Iliri në një moment po fliste për shakatë e tij, por nuk i la pas ironitë ndaj Donaldit, i cili ka kohë që në formë shakaje tremb apo lidh banorët e tjerë në shtëpi.
Diskutimi nisi nga një bisedë për Monikën, ku Iliri tha se e ka me shaka kur e pyet për lojrat me Donaldin.