Iliri dhe Tani ngacmojnë banorët për eliminimet dhe fitoren. Pas Donaldit që del nesër, thotë Iliri me shaka, e ka radhën Beni dhe pas Benit do të nxjerrim ty, i drejtohet ai Monikës.
Monika i vë në dukje që ashtu ngelen vetëm tre veta. Iliri e fton të ketë durim sepse kjo është strategjia e Tanit, i thotë ai Monikës.
Arritëm te Arjola, thotë Iliri. Aty pastaj është stacioni, i mban lojën Tani, Ilirit. Te Arjola ka ngecur, përfundon Tani. Iliri e bën fakt të kryer eliminimin sipas kësaj radhitje.
“Tano, e di ça të them? Fitoftë më i miri vlla, mes ne të dyve nuk e kemi problem”, dhe i jep dorën Tanit në shenjë miqësie. “Faleminderit shumë”, vazhdon i mban lojën akoma Tani.
Beniada ngrihet nga vendi duke ju thënë, “ju marrsha të ligat, na hëngshi sumën” SHIKO VIDEON KËTU dhe ulet përsëri. As Ilir dhe as Tani nuk e prishin terezinë por vazhdojnë lojën e tyre.
“Po sikur ta kem vënë edhe unë çmimin për bamirësi”, i thotë ai Tanit, çfarë do ndajmë. Me këtë batutë Iliri ngacmon Monikën e cila hesht. “Aaa me gjithë këtë bamirësi, bamirësi”, i tall Beniada. Shaka, shaka por u hoqi humorin banorëve që ishin të pranishëm. Kjo tregon se ethet e lojës i kanë mbërthyer të gjithë.