Mbi shtëpinë e Big Brother fluturoi një helikopter, nga i cili u lëshuan qindra karafila. Pas konfuzionit të banorëve, u kuptua se autor i kësaj surprize ishte binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj. Kjo gjë duket se nuk u kapërdi lehtë nga Iliri, i cili teksa ndodhej në kuzhinë me Arjolën, nuk i kurseu disa fjalë.
Ai shprehet se në jetën e tij ka njohur shumë njerëz me karrierë, që janë shumë të thjeshtë në jetën e tyre.
“Një ndër gjërat që kam urryer është tangërlliku, pordha, të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq p*rdhë… Unë kam njohur shumë njerëz, si shqiptarë si të huaj, që kanë bërë karrierë, kanë lekë me ble botën, dhe janë njerëzit më të thjeshtë. Një p*rdhë të tillë këtu brenda nuk e kisha imagjinuar k urrë”, shprehet Iliri, ndërkohë që Arjola e ndërpret duke e pyetur për Monikën.
“Po shlodhet se është lodhur. Një super por dh ë gjigande, 4 muaj gazra”, thotë Iliri me ironi.