Rozë

Ilirit i ofruan punë mbrëmjen e djeshme/ Reagon gruaja e tij: Të vi njëherë në shtëpia ai pastaj

Emanuela Morini dhe Emily Shaqiri ishin mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Bashkëshortja dhe vajza e Ilirit Shaqirit zbuluan se si e pritën lajmin që balerini ishte një nga finalistët e parë të “Big Brother VIP”.

“Me britma gëzimi, po dridheshim sepse nuk e dimë se çfarë pëlqen publiku. Gjërat ndryshojnë sipas dinamikave në shtëpi Jemi të lumtura”, thanë ato. Të pyetura se si ka qenë kjo periudhë pa Ilirin në shtëpi, Emanuela dhe Emily u shprehën se ka “qenë vështirë”.

“Kanë qenë të vështira, sepse ndihet mungesa e babait. Por ne jemi të forta”, tha Emily, ndërsa bashkëshortja e Ilirit shtoi: “Kemi ndarë detyrat me Ilirin dhe tani jam vetëm, ka qenë paksa e vështirë. Kur të kthehet Iliri unë kam nevojë të shkoj me pushime”.

Gjithashtu, nënë e bijë dolën kundër nëse do shtyhej sërish finalja e ‘BBV’, duke i dërguar një mesazh të qartë produksionit.

Gazetarët: Emanuela, nëse do të jepej lajmi se BB VIP do të shtyhej për një muaj, do pranoje? Emanuela: Jo. A nuk u lodhët ju duke e parë? Le të vijë një herë në shtëpi, pastaj të rikthehet aty”.

Gota News Albania - Ky është komenti prekës që vajza e Ilir Shaqirit ka  bërë për babain e saj (Foto)

MË TË LEXUARAT

To Top