Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri.
“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profila ktike bëra testin e Covid-19. Përgjigjja ishte pozitive,
Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtarë dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.