Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Beldi Mane përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili prej disa javësh është pjesë e emisionit “Rrethi katror”.
Ai shkruan se gjendja e tij është normale dhe programin “Procesi Sportiv” do e moderojë online nga shtëpia e tij.
“Ed Manushi pozitiv me Covid-19. Producenti dhe prezantuesi televiziv Ed Manushi pas simptomave dhe bërjes së tamponit, rezultoi pozitiv këtë pasdite.
Gjithësesi gjendja e tij shëndetësore paraqitet normale dhe në darkë programin e njohur ” Procesi Sportiv” në Top Channel do e moderojë virtualiaht nga banesa e tij”,- shkruan Bledi Mane.