Lajme

Infektohet me koronavirus Vjosa Osmani, ja si është gjendja e saj

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me coronavirus. Osmani ka njoftuar se në dy javët e ardhshme do të punojë nga shtëpia.

Vjosa Osmani: Në LDK do të kthehesha nëse reformohet - Abc News

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19. “Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë.

Vjosa Osmani: Nuk e di pse më kanë vënë në vendin 81, por... | Ballkani | DW | 07.06.2017

MË TË LEXUARAT

To Top