Leximi

Ironi me Bashën apo e vërtetë? Deklarata: Dy gra erdhën dhe ndezën qirinj te ‘Kisha e Laçit’

Pëllumb Matraku, një nga personat e parë që dha dorëheqjen nga puna në PD kur partia u nda mes Berishës dhe Bashës, është rikthyer përsëri pas tryezës së recepsionit, sapo kontrollin e mori Grupi i Rithemelimit duke bërë një ndër veprimet e para.

Tre ditë më parë, Flamur Noka e riktheu në detyrë rojen historik të PD. Sot, Pëllumb Matraku ka ndarë një foto në rrjetet sociale dhe tregon se dy zonja kanë shkuar në selinë blu direkt nga Kisha e Laçit dhe kanë ndezur atje një qiri, për mbarësi.

“Sot erdhën dy zonja demokrate direkt nga Kisha e Shna Ndojt dhe ndezën një qiri për mbarësi”, shkruan Pëllumb Matraku dhe ndan foton e mëposhtme që u komentua shumë.

Duket se Partia Demokratike tashmë ka nevojë për bekimen nga lart, sepse gjendja nuk është aspak e mirë në partinë demokratike. Ribashkimi nuk ka nisur si duhet.

Përçarja është e madhe me mbështetësit e Sali Berishës që duan rikthimin e tij në parti, ndërsa mbështetësit e Lulzim Bashës duan largimin e tij, njëjtë si Basha.

Roja i PD dha dorëheqjen para aksionit të PD-së në seli, sepse nuk duronte dot që ata të përplaseshin me njëri-tjetrin. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë!

MË TË LEXUARAT

To Top