Rozë

Ish-burri i Fjolla Morinës, publikon dëngjet me para dhe i drejtohet Kurtit: Nëse ke nevojë për ndihmë thuam

Biznesmeni, Fisnik Syla i cili në publik u bë i njohur krah ish-bashkëshortes së tij, Fjolla Morina i ka ofruar ndihmë sërish kryeministrit Kurti, këtë ndihmë Fisniku e ka përsëritur në një postim në rrjetin social ‘Instagram’.

“Kam shumë respekt për kryeministrin Kurti, por fjalët e mia për rrymën po dalin, nëse ke nevojë prap këtu më ke”, ka shkruar Syla në ‘Instagram’.

Theksojmë që edhe para disa muajsh biznesmeni i pati ofruar Kurtit një ndihmë të tillë.

“I dashur kryeministër, Kurti ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, boni zo!”, kishte shkruar ai.

MË TË LEXUARAT

To Top