Rozë

Ish-burri i saj u martua, Rudina Dembacaj thumbon gruan e tij: Gjynah ka nevojë për…

Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit shpesh i kujtojnë edhe ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.

Së fundmi Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit, por vëmendje mori veçanërisht një pyetje, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht.

Megjithëse ajo u përgjigj, nuk e zbuloi të plotë pyetjen. “Çfarë mendon për tënd që flet sikur gjasme ai ka edukuar vetë??”– është pyetja (e paplotë) të cilën Rudina e postoi.

“Më dhemb shpirti për këdo që bën gjoja, në çfarëdolloj situate kanë nevojë për vëmendje thjesht gjynah”– shkruajti Rudina në Instastory-n për të cilin u pendua dhe e fshiu!

Aktorja as nuk zbuloi as nuk përmendi emra në postim, por disa detaje në fjalinë e shkruar nga ndjekësi dhe fakti që ajo vendosi ta fshijë, nxisin dyshimet se pyetja dhe deklarata mund të ishin në lidhje me ish-bashkëshortin e Rudinës dhe partneren e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top