Sipas revistës “Who” kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj showbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram.
I pari ka dalë Elvis Naçi, ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T me një diferencë të vogël shifrash. Përkatësisht, reperi me rreth 11.9 milionë dhe moderatorja me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse.
Arbana këtë lajm e bëri repost në Instagram Story dhe më pas ka ardhur një reagim nga ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, i cili nuk e ka kursyer aspak prezantuesen, që sipas tij shpërndarë një lajm të rremë.
Sipas Anaidit dhe kërkimeve të tij kompania “Terra” nuk rezulton as në “Google”. Anaidi më pas ka nxjerrë statistika të tjera, duke shpallur sipas tij Romeo Veshajn dhe Bora Zemanin si më të pëlqyerit dhe me aktivitetin më të lart në Instagram momentalisht.
Anaidi si ish-fitues i “Big Brother” ka qenë shpesh i ftuar nëpër emisione për të folur mbi reality-shown dhe lojtarët gjithashtu herë pas here zhvillon live nëpër Instagram ku diskuton gjithçka mbi formatin e momentit.