Xhuli Nura ka zbuluar rreth vështirësive që ka pasur me ish-të dashurin. Ajo ka treguar se ka patur periudha kur ka kaluar deri në tre ditë pa ngrënë bukë duke u ushqyer vetëm me gjërat që kishte në vendin ku punonte.
“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.