Prej javësh tashmë po përflitet se Butrint Imeri mund të hyjë në “Big Brother VIP”. Madje në ditëlindjen e Kiarës pritej që surpriza të ishte Butrinti, por nuk ndodhi kështu. Thashethemet për hyrjen e Butrintit vazhdojnë dhe këngëtari i ka shtuar më shumë me deklaratën e fundit.
Në një foto të postuar në Instagram, dikush e ka pyetur Butrintin nëse do hyjë në “Big Brother” dhe ai për herë të parë ka kthyer përgjigje.
“Qysh po ki qef ti”, përgjigjet Butrinti duke treguar kështu se nëse fansat kanë dëshirë, ai hyn me qejf.
Kujtojmë që Butrinti ka patur një histori dashurie me Kiarën. Sot Luizi u shpreh se nëse këngëtari do futej në “Big Brother VIP” do ta nxirrte jashtë loje atë.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, është shprehur Luizi.