Lajme

”Ish-ministri di shumë”/ Gazetari, Artan Hoxha: Tahiri duhet të dalë i gjallë nga burgu por nuk dihet a do mbijetojë

Gazetari Artan Hoxha tha se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte marrë garanci se nuk do të shkonte në bu rg. Hoxha theksoi se detyra e tij tashmë është të dalë gjallë nga b urgu edhe pse ka fakte sensitive.

“Tahiri mund ta kishte bërë dhe duhet ta kishte bërë këtë gjë. Është ministri më jetëgjatë. Kujtoni ngjarjet që kanë ndodhur në detyrën e tij. Ka qenë brenda ai. Sa kulisa dhe lu ftë ka pasur edhe brenda koalicionit. Tahiri duhet të kishte marrë masa përpara. I kishin dhënë garanci që nuk do shkonte në bu rg. Tani është në kontroll 24 orë. Detyra e tij është të dalë gjallë nga bur gu. Nuk mund të flasë nga bu rgu për gjëra që nuk i foli kur ishte jashtë. Sot Saimir Tahiri është njeri i dë nuar. Pasi të mbijetojë në bu rg mund të bëjë llogaritë nëse ia vlen të bëjë një betejë apo jo. Tahiri ka prova dhe fakte sensitive por kjo vlente pa shkuar në b urg. Tahiri nuk e mendonte ku rrë se mund të arr estohej”, tha Hoxha.

Duke kujtuar deklaratën e avokatit Maks Haxhia, Hoxha tha se Tahiri ishte veshur hollë natën e arre stimit pasi kishte sigurinë që nuk do përfundonte pas hek urave.

MË TË LEXUARAT

To Top