Rozë

Ish-Missi shqiptar habit me rrëfimin: Mua kafen në mëngjes te krevati ma sjell vjehrra

Modelja e njohur Kristina Baki, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka treguar se jeton në një familje të madhe, pjesë e së cilës janë edhe vjehrri dhe vjehrra e saj.

Habit modelja shqiptare: Kafen në shtrat në mëngjes ma sjell

Modelja ka treguar se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj, teksa ka thënë se është e lumtur me familjen e partnerit të saj.

Kristina Baki: Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim.

Unë jetoj me vjehrrën e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë.

Habit modelja shqiptare: Kafen në shtrat në mëngjes ma sjell

MË TË LEXUARAT

To Top