Lajme

Ish-Presidenti Nishani shtrohet në spital, gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.

File:Bujar Nishani September 2012.jpg - Wikimedia Commons

Burime të sigurta bëjnë me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë. Nuk dihet specifikisht se çfarë problemesh ka shfaqur ai para se të dërgohej në spital, por parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të mirë.

Megjithatë, Bujar Nishani është nën mbikqyrjen e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Bujar Nishani - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

MË TË LEXUARAT

To Top