Lajme

”Ishim me fat që shpëtuam”/ Gruaja rrëqeth: Kaluam natën në bodrum 35 veta, vajza lutej mami më shpëto tani

Një grua 34-vjeçare nga Ukraina rrëfen se ka kaluar natën në bodrumin e pallatit të saj me rreth 35 banorë të tjerë.

“Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim g oditi rrugën pranë pallatit tonë, por nuk na që lloi,” tha ajo.

“Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vr arë dhe një tjetër ishte pl agosur. Vala e shp ërthimit ishte aq e fortë saqë mu shurdhuan veshët edhe pse isha në bodrum. Pak para shpë rthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël tre ose katër vjeç se çfarë të bënin nëse do të kishte një shpërthim.

Të dëgjoja këtë ishte e tmer rshme.Gjatë gjithë natës një vajzë e re zgjonte mamanë e saj.

Ajo rrinte ulur duke qarë duke bërtitur dhe i thoshte: “Mami, kam f rikë, të lutem më shpëto, më shpëto tani”, u shpreh 34-vjeçarja për BBC.

Megjithatë ajo tha se edhe pse forcat ukrainase morën sërish nën kontroll Kharkivin, ajo vazhdon të dëgjojë shpërthim, dhe thotë se ka frikë se ofensiva ruse është duke vazhduar në qytet.

“Vullnetarët e ushtrisë rezervë po bëjnë një punë të madhe,” tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top