Rozë

Ishin kunata dikur se u lidhëm me dy vëllezërit binjakë, ja si i kanë marrëdhëniet sot Bora dhe Jonida





Jonida Maliqi dhe Bora Zemani para disa kohësh ishin në një lidhje dashurie me dy vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj.

Dikur ishin kunata, por si qëndron sot marrëdhënia mes Jonidës dhe Borës?

Raporti mes dy vajzve ka qenë gjithmonë i shkëlqyer aq sa filluan të ndërronin edhe rrobat me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për një palë sandale jeshile, të cilat Jonida i kishte veshur më herët kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Jonida po ashtu zgjedhoi të vishej me rrobat e dyqanit të Borës dhe këtë e tregoi publikisht me një video në Instagram. Asokohe, kjo video u rishpërnda më pas edhe nga moderatorja që shkroi “Si lule e bukur”.

Ndërsa sot, pas ndarjes nga partnerët e tyre vajzat duket se ende kanë arritur të ruajnë një rport të mirë me njëra-tjetrën.

Bora Zemani i është futur seriozisht punës për markën e saj të veshjeve dhe Jonida Maliqi ka qenë ndër të parat që e ka uruar publikisht në Instagram me fjalë mjaft të ëmbla.

“Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri.

Image





MË TË LEXUARAT

To Top