Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani ka rrëfyer për herë të par se me Einxhel Shkirën nuk ka asnjë lloj komunikimi.E ftuar në “Më lër të flas”, Beniada tha se as vetë nuk e di arsyen, se përse nuk komunikojnë me njëra-tjetrën, ndërkohë që brenda shtëpisë së fashme, dukej se kishin krijuar mjaft shoqëri.
“Me Eixhelin nuk flasim, nuk e di unë e shkreta. Unë aty brenda kam shkuar shumë mirë me Einxhelin e Donaldin, aty brenda dashurohesh edhe me macen e qenin.Arsyen nuk e di pse nuk flasim, dhe nuk e di as çfarë të tregoj. E kam shumë xhan, kam qenë një shoqe e vërtetë për të.,”- tha Nishani.
Dyshja janë pyetur edhe më herët për marrëdhënien e tyre, por nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë. Ato as nuk e ndjekin me njera-tjetren ne rrjetet sociale.Beniada ka thënë se nuk ia kanë numrin njëra-tjetrës, ndërsa Einxhel ka ironizuar, duke shtuar se ndodhta në Itali, komunikojnë ndryshe.