Lajme

Ishin pjesë e Cirkut në Shqipëri po s’u paguan, dy vëllezërit pas Amerikës shkëlqejnë edhe në Itali

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që morën me paraqitjne e tyre në “America’s Got Talent”,dy dëllezërit shqiptarë mahnisin edhe “Tu si que vales” në Itali.

Artan dhe Arnold Balla, janë dy vëllezërit nga Shqipëria që kanë aftësi të jashtëzakonshmë akrobatike, duke ngritur në këmbë publikun e pranishëm në studio.

Ata kanë mahnitur jurinë me performancën dhe talentin e tyre. Juria mbeti gojëhapur, ndërsa publiku i mbështeti vëllezërit Balla me duartrokitje dhe brohoritma.Klikoni këtu për të parë videon

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për mediat tona, dy djemtë treguan se kanë 7 vite që stërviten dhe fakti që përfaqësojnë Shqipërinë është një përgjegjësi e madhe për ta.

Ata kishin marrë një ftesë që në vitin 2019 për të marrë pjesë në Amarica’s Got Talent, por për shkak të pandemisë u shty për edicionin e vitit 2021, duke u bërë shqiptarët e parë që morën pjesë në këtë kompeticion.

Ata dikur kanë qenë pjesë e Cirkut Kombëtar në Shqipëri, por kanë mbetur të zhgënjyer sepse nuk janë paguar asnjë lekë dhe ndaj zgjidhën të shkonin jashtë.

MË TË LEXUARAT

To Top