Rozë

Ishte 20 vjeçe kur mbeti shtatzënë, Adrola Dushi: Kam menduar edhe ta ndërpresë

Adrola Dushi u bë nënë në moshën 20-vjeçare. Në një rrëfim në spektaklin, “Në Kurthin e Piter Pan”, modelja foli për ato momentet e para kur mësoi që priste një fëmijë.

Ishte 20-vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: Mendoja

Pranoi se e kishte menduar edhe të ndërpriste shtatzëninë, megjithatë sot, Adrola e quan të birin një mrekulli dhe thotë se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia ka vlejtur.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati-gati mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë time.

Ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë-krenare për të”, tha modelja.

Ishte 20-vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: Mendoja

MË TË LEXUARAT

To Top