Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka dhënë një intervistë për CNN me gazetaren e njohur Christiane Amanpour.
Përderisa fliste dhe i përgjigjej pyetjeve të gazetares, diçka e papritur ka ndodhur. Presidentes i është ndalur rrjeti i internetit dhe intervista është ndërprerë.
“U ngri lidhja”, tha Amanpour, duke vazhduar me informacione të tjera që nuk lidheshin me Kosovën.
Megjithatë, Presidentja Osmani foli për disa minuta lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë.
Ajo po ashtu ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte Ministër i Informatave në qeverinë e ish-presidentit Slobodan Millosheviq.
Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi. Ajo përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e lu ftës.