Që pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”, Ina Kollçaku, është kthyer në një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Ajo është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, ku së fundmi ka zbuluar se është infektuar nga Covid-19.
Në një postim në “Instastory”, Ina teksa tregon se është prekur nga koronavirusi, shkruan se e ka lënë në gjumë për 17 orë.
“Kam qenë duke fjetur për 17 orë. Si po e përballoj Covid-19”, shkruan ish-konkurrentja e “Për’puthen” në postimin e saj.
Ina nuk ka zbuluar se çfarë simptomash ka pasur apo si është tani gjendja e saj shëndetësore. Por ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që ti tregojnë se çfarë aktivitetesh mund të bëjë gjatë kësaj periudhe që është e iz oluar. “Aktivitete gjatë ditëve të Covid… Ndonjë ide”, ishte postimi që bëri bukuroshja bionde ditën e sotme.