Atë që e kishte paralajmëruar Shqipja, ndodhi. Ditë më parë, Shqipja ishte kapur me Tean, duke i thënë se po shtiret ngase nuk është në lidhje me Andin.
Madje, ajo publikoi edhe disa imazhe të dërguara nga ndjekësit, duke thënë se Tea është duke qëndruar në Bogë me Beartin. Por, Tea e kishte mohuar një gjë të tillë, madje ironozoi me Shqipen dhe e shf ajësoi veten, duke thënë se Shqipja është bërë ‘hom ofobe’.
Por, ‘bo mbat’ e paralajmëruar nga Shqipja kanë ‘shp ërthyer’ dje, dhe nuk mungoi reagimi i saj ani pse në mënyrë indirekte. Ish-konkurrentja publikoi disa fotografi në Instagram, përmes së cilave thotë se karakteri i saj është ky që të bëjë gjëra të drejta.
“Besoj në të bërit gjëra të drejta, ky është karakteri dhe personaliteti im”, shkruan Shqipja. Po ashtu, ajo nuk u ndal me kaq dhe në një tjetër postim shkruan “Në një botë kur gjithkush bart maskë, është privilegj të shohësh një shpirt”.