Tagan White, një 5-vjeçare nga Amarilo, ka humbur jetën nga Koronavirusi, pak orë pas daljes nga spitali dhe kthimit në shtëpi. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat raportojnë se vogëlushja nuk vuante nga sëmundje të tjera.
Si u infektua vogëlushja dhe si ndodhi ngjarja? 5-vjeçarja kishte rezultuar pozitive me Koronavirus javën e shkuar. Sipas doktorëve, virusi nuk do kishte pasoja të rënda te ajo dhe vogëlushja duhej të pushonte në shtëpi.
Më vonë atë mbrëmje, 5-vjeçarja u gjet e pavetëdijshme në dhomën e saj nga e ëma. Ajo u dërgua me nxitim në spital, por fatkeqësisht ishte shumë vonë. Disa orë më pas, mjekët njoftuan për v dekjen e saj.
“Ajo vetëm flinte, flinte, flinte…kjo vazhdoi të martën dhe të mërkurën. Mbrëmjen e së mërkurës filloi dhe të villte. Të enjten e dërguam në spital ku dhe doli me Koronavirus”, kanë treguar prindërit për KAMR.
“Vajza jonë ishte shumë e shëndetshme. Nuk ka mundësi që kjo të ketë ndodhur. Doktori na tha se fëmija ynë do ishte mirë, mirëpo nuk ia doli as 24 orë”, kanë vazhduar ata. Prindërit janë të mendimit se nuk duhet ta kishin dërguar në shtëpi, ndoshta kështu mund t’i kishin shpëtuar jetën.