Nëpërmjet videove të tij në rrjete sociale si Tik Tok, Instagram etj, Sabiani ka shprehur mos pëlqim për lidhjen e vajzës së tij me Kristin.
Keisi: Unë me babain kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.
Sabiani: Kam qënë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër.
Arbër: Mendoj se Sabiani ishte një prind i shqetësuar. Bëri gjënë e duhur për shqetësimin që ai kishte. Ai është ndikuar dhe nga njerëzit jashtë. Këto situatat kur babai është kundër, në fund ndodh të bëhen shokët më të ngushtë. Por të tre e kanë përballuar denjësisht.
Zhaklin: Si një feministe, sot nuk do i tërheq vëshin askujt, por do i komplimentojë. E kam parë Sabianin të merakosur, por vjen një moment në jetë kur fëmija të jep një leksion në jetë, të bëjnë edhe krenar. Ai duhet të këtë besim te Keisi. Të tre kanë dhënë një shembull fanatstik, kanë dhënë shembull të shëndetshëm. Bravo dhe komplimenta të treve.