Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ka folur për mediat sllovene pas kthimit nga Ukraina. Ai ka treguar për situatën ne Kiev dhe ka thënë se në bazë të asaj që ka parë, ushtria ruse s’do të mund ta push tojë ku rrë kryeqytetin ukrainas, shkruan jutarjni.hr.
Duke folur për televizionin slloven, Jansa tha se vizita e tij bashkë me kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki dhe atë çek Petr Fiala, ishte inkurajuese për udhëheqjen ukrainase.
Sipas tij, sul met në qendër të Kievit janë relativisht të rralla dhe qyteti nuk është i rrethuar.
“Kiev po sul mohet nga lindja dhe perëndimi, por f orcat që su lmojnë qytetin janë shumë të dobëta për ta pushtuar atë. U shtria ruse nuk do ta pu shtojë k urrë Kievin”, tha kryeministri slloven.
Sipas Jansas, mund të ketë shumë krahasime midis agre sionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe agr esionit të Ushtrisë Popullore Jugosllave kundër Sllovenisë.
“Sa i përket ideologjisë, moralit, gatishmërisë për të sakrifikuar jetën për këtë konflikt ushtarak, është shumë e ngjashme me kohën kur sulmuan Slloveninë. Rekrutët rusë që janë robër lufte në Ukrainë flasin në mënyrë të ngjashme për NATO-n. Ata besojnë se janë në konflikt me agresorin, me NATO-n dhe jo me popullin vëllazëror”.