Rozë

Ishte opionist në ‘Big Brother’/ Arbër Hajdari e thotë troç se sa është paguar

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, opinionisti zyrtarë, Arbër Hajdari, ka bërë një postim falenderues për gjithë eksperiencën.

Arbër Hajdari zbulon Vlerën, për herë të parë publikisht rrëfen historinë e  dashurisë

Në postim Arbëri, ka shpjeguar të gjithë ecurinë, që nga pranimi i ftesës e deri tek mendimet e shumra lidhur me situatat.

“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program. Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale, çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme. Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia. Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhej në postimin e opinionistit, Arbër Hajdari.

E në mesin e komenteve të shumta, ishte edhe një koment ku thuhej: Edhe ca lek i ke paluar, s’është keq. Nuk mungoi, dhe i menjëhershëm ishte komenti i opinionistes i cili ia ka kthyer në këtë mënyrë.

“Ju është bërë mendja lekë lekë lekë. Arsyet i kam shkruar më lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar për asnjë lloj pagese, zero! Nuk bëhet çdo gjë për lekë në ktë botë!”, ka shkruar Arbëri në kundërpërgjigjen e tij.

Kujtojmë se të premtën e kaluar ku edhe ishte finalja, përfundoi edicioni i parë i “Big Brother VIP”.

MË TË LEXUARAT

To Top